Qendërsulmuesi shqiptar Mirlind Daku të shtunën pasdite i ka realizuar dy gola për Rubin Kazanin. Por dy golat e Dakut nuk i mjaftuan Rubinit pasi u mposht nga Khimki në udhëtim me rezultatin 3:2.
Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit rus.
Daku fillimisht i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 12-të. Ai më pas në minutën e 58-të e realizoi golin e epërsisë për 2:1.
Reprezentuesi i Shqipërisë, humbi edhe penallti në minutën e 43-të.
Ai së bashku me Dardan Shabanhaxhajn e kompletuan ndeshjen te Rubini kurse Marvin Çuni ishte në bankën e rezervistëve.
27-vjeçari Daku këtë edicion ka shënuar me 14 gola dhe ka bërë tetë asistime.
Rubin kazani ka 42 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. Khimki ka 29 pikë në vendin e 11-të.