Mirlind Daku nuk është në mesin e tre pretendentëve për çmimin e sulmuesit më të mirë të Premier Ligës së Rusisë, bazuar në rezultatet e sezonit të kaluar.
Zyra e mediave e Premier Ligës së Rusisë publikoi emrat e tre kandidatëve, njofton një medium rus.
Në garë për sulmuesin më të mirë janë John Cordoba i Krasnodarit, Manfred Ugalde i Spartak Moskës dhe Artem Dzyuba i Akronit.
Daku përfundoi i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar të Premier Ligës ruse të futbollit. Me 15 gola, sulmuesi i Rubin Kazanit, ishte i dyti pas sulmuesit të Spartak Moskës, Ugalde, i cili kishte 17 gola. Por 15 golat e shënuar për Rubinin, nuk i kanë mjaftuar Dakut të zë vend në mesin e tre pretendentëve për t’u shpallur sulmuesi më i mirë në Rusi.
Më herët është bërë e ditur se transferimi i Dakut te Zeniti dështoi për çështje financiare.