Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daja: Vazhdojmë rrugëtimin tonë, fitorja nuk ishte e lehtë

Ilir Daja - trajner i Ballkanit

Ilir Daja - trajner i Ballkanit

Trajnerin e Ballkanit, Ilir Daja, e ka gëzuar fitorja në udhëtim te Feronikeli 74 të shtunën gjatë ditës. 

Ai ka thënë se fitorja ka ardhur me shumë vështirësi, por e rëndësishme është që suharekasit e vazhdojnë rrugëtimin drejt një tjetër titulli. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kishim shanse për ta çuar rezultatin në epërsi prej dy apo tre golave. Në pjesën e dytë dolëm nga loja jonë. Si duket ndikuan zëvendësimet e detyrueshme që duhej të bënim. E rëndësishme është që vazhdojmë rrugëtimin dhe marrja e trepikëshit këtu nuk është e lehtë. Edhe Feronikeli kishte objektivat për ta shmangur zonën e barazhit. Feronikeli bëri gjithçka në pjesën e dytë dhe la hapësira prapa. Sigurisht që ne patëm fatin me vete dhe në disa momente ka mundur edhe të barazohej loja”, ka deklaruar trajneri Daja pas ndeshjes për “ArtMotion”. 

Ballkani fitoi 2:0 në udhëtim te Feronikeli 74.