Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daja e vlerëson të vështirë fitoren ndaj Gjilanit

Ilir Daja - trajner i Ballkanit

Ilir Daja - trajner i Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka vlerësuar shumë të vështirë fitoren ndaj Gjilanit.

Ballkani fitoi 2:0, por Daja ka thënë se është dashur sakrificë e madhe për këto tri pikë pas ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës ndaj Suharekës në mesjavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballkani e ka siguruar edhe finalen e Kupës me Prishtinën, ndërsa është lider i Superligës.

“Gjilani kishte objektiva tjera pasi është në pozitë të vështirë, por ne e kemi vlerësuar Gjilanin pasi kishte ecuri të mirë në ndeshjet e fundit. Ne në mesjavë kishim ngarkesë dhe kjo i vështirësoi gjërat para duelit me Gjilanin. E patëm të vështirë. Arritëm te goli vetëm në momente të caktuara. Kemi sakrifikuar. Por tani e kemi kalendarin e njëjtë me të gjithë. Kur ka ndeshje në mesjave, kanë të gjithë. Futbollistët i uroj për paraqitjen dhe vazhdojmë me bindje e me forcë për të dhënë maksimumin”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri Daja për “ArtMotion”.