Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është gëzuar rezultatit të barabartë në derbin ndaj Dritës.
Rezultati 2:2 të shtunën në Suharekë ka bërë që Ballkani të mbetet lider edhe pas xhiros së 30-të. Por ndeshja ishte tejet dramatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asnjëra skuadër nuk dominoi në fushë, ishte lojë e barabartë ndërmjet dy skuadrave. As Drita nuk na dominoi, por as ne nuk e dominuam Dritën. Ajo që na ka mbajtur në lojë është edhe ana e mentalitetit fitues të futbollisteve. Pavarësisht disavantazhit, ne kemi ditur të rikthehemi në lojë falë këtyre djelmoshave”, tha Daja pas ndeshjes për “Art Motion”.