Skuadra e Crystal Palacet e ka fituar trofeun “Community Shield”. Crystal Palace në finale e mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive, 3:2. Koha e rregullt përfundoi 2:2.
Për “Community Shield” luajnë fituesi i Premier Leagues dhe ai i FA Cup. Ndeshja u zhvillua në “Wembley Stadium”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHugo Ekitike e kaloi në epërsi Liverpoolin në minutën e katërt. Jean-Philippe Mateta i barazoi shifrat në minutën e 17-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Katër minuta më pas, “të kuqtë” kaluan sërish në epërsi me golin që e realizoi mbrojtësi i krahut, Jeremie Frimpong. Si Ekitike ashtu edhe Frimpong shënuan në debutim.
Pjesa e parë përfundoi 2:1 në të mirë të Liverpoolit. Por Crystal Palace nuk u dorëzua deri në fund. Ismaila Sarr e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 77-të.
Futbollistët e Crystal Palacet u treguan më të saktë në penallti dhe në fund arritën që ta fitonin edhe trofeun e parë të “Community Shield” në histori.
Crystal Palace në finale të FA Cup e mposhti Manchester Cityn me rezultatin 1:0.