Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Club Brugge kërkon 35 milionë euro për Jasharin

Ardon Jashari

Klubi belg, Club Brugge, kërkon 35 milionë euro për mesfushorin Ardon Jashari, ka njoftuar të martën “voetbal24.be”.

“Vetëm klubet që me të vërtetë janë të gatshme të gërmojnë thellë në xhepat e tyre, do të kenë mundësi ta kenë Ardon Jasharin”, shkruan sajti belg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paraqitjet e Jasharit me fanellën e Club Brugget po vlerësohen shumë.

Për mesfushorin 22-vjeçar të Zvicrës interesim kanë shprehur tri skuadra të Premier Leagues së Anglisë, skuadra të Italisë dhe Bundesligës gjermane.

Jashari me klubin elitar të Belgjikës ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Me fanellën e Brugget në elitën e futbollit belg ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë.