Manchester Cityt ka njoftuar se sulmuesi i Egjiptit, Omar Marmoush, nuk do të paraqitet në ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Manchester Unitedit. City ka njoftuar se sulmuesi ka pësuar lëndim të gjurit gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndërmjet Egjiptit dhe Burkina Fasos të martën. Ndeshja përfundoi baras, 0:0.
Sulmuesi 26-vjeçar i bashkohet një liste të gjatë lëndimesh te City. John Stons dhe Phil Foden janë në mesin e lojtarëve që janë të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo