Manchester City ka marrë pozitën e parë përkohësisht në Premier League.
Të shtunën, City mposhti Lutonin 5:1 në “Etihad”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutogoli i Hashiokas në minuta e dytë, golat e Mateo Kovaçiq (64’), Erling Haaland (76’), Jeremy Doku (87’) dhe Josko Gvardiol (90+3’) i siguruan Cityt tre pikët.
Për Lutonin shënoi Ross Barkley në minutën e 81.
Me fitore, City zë vendin e parë me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali e Liverpooli që kanë një ndeshje më pak.
Lutoni është i 18-ti me 25 pikë, vend ky që të dërgon në Championship.
City në mesjavë do ta luajë ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë përfundoi baras 3:3.