Manchester City ka shënuar fitore të vështirë ndaj Fulhamit me rezultatin 3:2 në kuadër të javës së shtatë të Premier Leagues. Fulhami në minutën e 26-të shënoi për 1:0. Mesfushori Andreas Pereira ishte realizatori i golit.
Gjashtë minuta më pas, Mateo Kovaçiq i barazoi shifrat në 1:1. Me fillimin e pjesës së dytë, Kovaçiq shënoi sërish për 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e tretë për Cityn e shënoi belgu, Jeremy Doku në minutën e 82-të.
Ndërsa shtatë minuta më pas, braziliani Rodrigo Muniz e realizoi golin e dytë për Fulhamin. City e mban pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë. Fulhami ka 11 pikë dhe është në vendin e gjashtë.