Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Christensen pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj PSG-së

Mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës, Andreas Christensen

Mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës, Andreas Christensen, do të rikthehet për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit. 

Danezi pati një shqetësim të vogël fizik ndaj Atletico Madridit, që e la atë jashtë fushës për ndeshjet e përfaqësueses së Danimarkës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Christensen nuk u paraqit as të shtunën mbrëma ndaj Las Palmasit, ndërsa Barcelona e fitoi takimin me rezultat 1:0. 

Ndeshja e parë çerekfinale e Championsit ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit do të luhet më 10 prill, në stadiumin “Parc des Princes”, nga ora 21:00. 

Skuadra katalunase u kualifikua në çerekfinale duke e mposhtur skuadrën e Amir Rrahmanit, Napolin me rezultat të përgjithshëm, 4:1.