Chelsea ka mposhtur 2:0 Tottenhamin të enjten në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiroja e 26-të në Premier League, për t’i rikthyer shpresat për plasman në gara evropiane sezonin e ardhshëm.
Ekipi i Mauricio Pochettinos fitoi falë golave të Trevoh Chalobahut dhe Nicolas Jacksonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte vetëm fitorja e 14-të për “Blutë” e Londrës.
Me këtë fitore, Chelsea arrin në kuotën e 51 pikëve, në pozitën e tetë, tri pikë prapa Manchester Unitedit që zë pozitën e gjashtë, e cila çon në Ligën e Konferencës.
Në anën tjetër, Tottenhami ia ka vështirësuar vetes gjasat për top-katërshe dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve. Ky ekip ka 60 pikë pas 34 ndeshjesh dhe është i pesti në tabelë. Ka shtatë pikë më pak se Aston Villa e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.