Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea ndalet në barazim

Chelsea

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim kundër Sheffield Unitedit. Ndeshja Sheffield United – Chelsea përfundoi baras, 2:2.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 32-të të Premier Leagues angleze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thiago Silva realizoi në minutën e 11-të golin e epërsisë, ndërsa golin e barazimit e realizoi Jayden Bogle në minutën e 32-të. Chelsea sërish kaloi në epërsi në minutën e 66-të.

Ai realizoi për 2:1, por Oli McBurnie shpëtoi Sheffieldin nga disfata me golin e shënuar në minutën e 93-të. Chelsea zë vendin e nëntë me 44 pikë, kurse Sheffield United në vendin e fundit me 16 pikë.