Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea me fitore të thellë ndaj West Ham Unitedit

Chelsea

Skuadra e Chelseat të dielën ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj West Ham Unitedit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge”, dhe i takoi xhiros së 36-të të Premier Leagues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë u shënuan tre gola. Cole Palmer, Conor Gallagher dhe Noni Madueke ishin realizatorët e golave në minutën e 15-të, të 30-të dhe të 36-të.

Senegalezi Nicolas Jackson shënoi dy golat e fundit të ndeshjes në minutat 48-të dhe të 80-të.

Pas fitores Chelsea renditet në pozitën e shtatë me 54 pikë, dhe është duke luftuar për një pozitë që të dërgon në evropë. West Ham United është në vend të nëntë me 49 pikë.