Chelsea nuk ka shënuar asnjë fitore në Premier League gjatë këtij viti. Chelsea u ndal në shtëpi duke barazuar kundër Bournemouthi me rezultatin 2:2. Ndeshja e zhvilluar të martën, i takoi javës së 21-të të Premier Leagues së Anglisë.
Në fakt, Chelsea fitoren e fundit në Premier League e ka shënuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Pati mposhtur Brentfordin me rezultatin 2:1. Më pas barazoi me Evertonin, humbi nga Fulhami dhe Ipsëichi dhe barazoi me Crystal Palacen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea e mbylli me epërsi prej një goli pjesën e parë. Cole Palmer shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, kurse Bournemouthi në pjesën e dytë shënoi dy gola. Justi nKluivert në minutë ne 50-të shënoi nga penalltia, kurse për 2:1 në minutën e 68-të realizoi Antoine Semenyo.
Kur ndeshja po shkonte drejtë fundit, Chelsea shënoi golin e barazimit, 2:2, saktësisht në minutën e 95-të. Golin e barazimit e shënoi Reece James.
Chelsea zë vendin e katërt me 37 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e shtatë me 34 pikë.