Manchester Unitedi ishte duke fituar në derbin ndaj Chelseat 3:2 deri në minutën e dhjetë të shtesës. Por më pas, u mposht 4:3 në ndeshjen dramatike të xhiros së 31-të të Premier Leagues të enjten mbrëma.
Conor Gallagher në minutën e katërt dhe në minutën e 19-të Cole Palmer, që shënoi “hat-trick”, shënuan për 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlejandro Garnacho, Bruno Fernandes dhe Garnacho sërish në minutat 34, 39 dhe 67-të, përmbysën rezultatin.
Në minutën e 100 dhe të 101, Palmer shënoi edhe dy herë për fitoren dramatike, 4:3.
Chelsea ka 43 pikë në vendin e 10-të pas 29 ndeshjeve të luajtura.
Manchester Unitedi në vendin e gjashtë ka 48 pikë.
Manchester Unitedi ka bërë një kthim të fuqishëm ndaj Chelseat të enjten.
Ekipi vendas kaloi në epërsi me dy gola të shpejtë, por skuadra e Unitedit ia doli të barazonte.
Goli i parë erdhi në minutën e 4-t nëpërmjet Gallagherit, e i dyti nga Palmer nga pika e bardhë.
Unitedi u kthye me Garnachon e Fernandesin.