Futboll

Chelsea do t'i shesë shtatë lojtarë, Broja njëri prej tyre

Armando Broja

Chelsea planifikon shitjen e shtatë lojtarëve gjatë verës së këtij viti. 

Dhe, njëri prej tyre që është në listën e lojtarëve që do të shiten, është edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. 

Kështu ka raportuar të enjten “The Athletic”. 

Broja 23-vjeçar nuk ishte pjesë e Chelseat në Kupën e Botës për Klube që u mbajt në SHBA. 

Chelsea e fitoi Botërorin e Klubeve duke e mposhtur në finale PSG-në me rezultatin e thellë, 3:0.

Sulmuesi i Shqipërisë së fundi ishte huazuar tek Evertoni. 

Ai në të kaluarën ka pasur periudha huazimi edhe te Vitesse, Southamptoni dhe Fulhami. 

Me klubin londinez ka kontratë deri në verën e vitit 2028. 

Leipzigu dhe Stuttgarti, kanë shprehur interesim për sulmuesin shtatlartë.