Futbollistët e Manchester Unitedit janë të lumtur për emërimin e portugezit Ruben Amorim në postin e trajnerit te “Djajtë e Kuq”. Së fundi mesfushori brazilian Casemiro ka folur për Amorimin. Ai deklaroi se të gjithë futbollistët e Unitedit e presin me shumë gëzim portugezin
“Ruben Amorim ka mentalitet fitues. Të gjithë flasin mirë për të. Ne e presim me shumë gëzim dhe lumturi. Sigurisht që Amorimi do të ketë një grup të jashtëzakonshëm këtu, që duan të ndihmojnë, që duan të vazhdojnë të rriten, që duan të mësojnë, që duan të jenë në krye të tabelës”, ka theksuar Casemiro, shkruan të martën Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo39-vjeçari Amorim ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me Unitedin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Amorimi e zëvendëson të shkarkuarin Erik ten Hag në stolin e Unitedit.
Ai ka drejtuar skuadrat portugeze si Casa Pia, Braga e së fundmi Sportingun e Lisbonës.