Futboll

Caktohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Barcelona -PSG

“Lluis Companys Olympic”

Ndeshja e radhës për Barcelonën në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit do të luhet në stadiumin “Lluis Companys Olympic”, shtëpia e dy edicioneve të kaluara për klubin e madh spanjoll.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi “blaugrana”.

Barcelona shpresonte që të kthehej në stadiumin “Camp Nou” të rinovuar në fillim të këtij sezoni, por rinovimi ka zgjatur dhe Barça duhet të luajë diku tjetër.

Barça ka vendosur që të jetë nikoqire e PSG-së në stadiumin me 55 mijë ulëse, pasi ndeshjen ndaj Valencias, të parën në shtëpi në La Liga këtë edicion, e luajti në “Estadi Johan Cruyff”, që ka kapacitet prej vetëm 6 mijë ulëseve.

Barcelona do të luajë të dielën ndaj Getafes në ligën spanjolle në po të njëjtin stadium, ku ekipi i futbollisteve i luan shumicën e ndeshjeve.

Kampioni evropian, PSG, do ta vizitojë Barcelonën më 1 tetor, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.