Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Caktohen datat e klasikeve të edicionit të ardhshëm

Raphihnha

Më 26 tetor në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet “El Clasico” e parë e edicionit të ardhshëm në La Liga. “El Clasico” vë përballë Real Madridin dhe Barcelonën, dy prej skuadrave më të mëdha në botë.

Liga spanjolle ka përcaktuar kalendarin për edicionin 2025/2026, ndërsa klasikja e parë është në Madrid në fund të tetorit. Në “Camp Nou” në Barcelonë, skuadrat do të përballen më 10 maj të vitit 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në edicionin e kaluar, Barcelona i fitoi të gjitha katër klasiket me Real Madridin. Barça i fitoi gjithë trofetë në futbollin spanjoll.