Sulmuesi nigerian, Victor Boniface, pranoi se transferimi i tij te Milani dështoi për shkak të lëndimeve të kaluara që i pati.
Milani ishte shumë afër që ta zyrtarizojë transferimin e Bonifacet. Por pas rezultateve mjekësore u konstatua se qendërsulmuesi nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike dhe “kuqezinjtë” hoqën dorë nga transferimi i 24-vjeçarit.
“Transferimi nuk funksionoi për shkak të lëndimeve të mia të kaluara. Pata një dëmtim në gjurin e këmbës së djathtë dy herë”, ka thënë sulmuesi i Bayer Leverkusenit, shkruajnë të martën mediumet italiane.
Ishte e paraparë që Boniface t’i bashkohej Milanit nga Bayer Leverkuseni në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Kohët e fundit nigeriani Boniface ka pasur shumë probleme me lëndime.
Ai pjesë e Leverkusenit është nga viti 2023 kur u transferua nga Royale Union për 22 milionë euro.
Me Leverkusenin ka zhvilluar 61 ndeshje duke kontribuar me 32 gola dhe 12 asistime.