Bologna e ka fituar trofeun e parë në histori pas 51 vjetësh, pasi e mposhti Milanin në Kupën e Italisë.
Në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Stadio Olimpico” të Romës, Bologna fitoi me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin që ia siguroi Bolognas trofeun e tretë të Kupës së Italisë, e realizoi futbollisti që përfaqëson Zvicrën, Dan Ndoye.
Ndoye bëri veprim të mirë individual në zonë dhe realizoi në minutën e 53-të.
Ky gol edhe e vendosi sfidën.
Bologna në Kupën e Italisë ka triumfuar edhe në vitet 1970 dhe 1974.
Ndërkohë, Milani duhet të pres ende për trofeun e gjashtë të Kupës.
Për herën e fundit në këtë garë, Milani ka triumfuar në vitin 2003.
Milani në këtë edicion mbetet vetëm me trofeun e Superkupës së Italisë.