Bologna ka marrë një pikë të mërkurën mbrëma në udhëtim te kampioni në fuqi i Italisë, Interi.
Inter – Bologna përfundoi me rezultatin 2:2, dhe i takoi xhiros së 19-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSantiago Castro shënoi për epërsinë e mysafirëve, ndërsa Interi reagoi shpejtë me golat e Denzel Dumfries dhe Lautaro Martinez, në minutën e 19-të, përkatësisht të minutës së parë shtesë të pjesës së parë.
Ishte suedezi Emil Holm ai që e vendosi rezultatin përfundimtar, me golin e minutës së 64-të.
Kristjan Asllani luajti deri në minutën e 70-të tek Interi, që mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar se Napoli që ka 47 pikë.
Bologna ka 30 pikë në vendin e tetë.