Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bologna e Atalanta ndajnë pikët, Gjimshiti prej më të mirëve

Atalanta

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Bolognas dhe Atalantas. Ndeshja e së shtunës, që i takonte xhiros së gjashtë të Serie A, përfundoi 1:1.

Bologna kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 46-të, kur shënoi Santiago Castro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por menjëherë në minutën e 51-të Jhon Lucumi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Atalanta më pas rriti presionin dhe golin e barazimit 1:1 e shënoi Lazar Samargjiq në minutën e 90-të.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen në mbrojtje të Atalantas. Ishte prej më të mirëve në fushë.

Dy skuadrat janë në mesin e tabelës me nga shtatë pikë.