Bayern Munichu fitoi thellë 10:0 ndaj Auckland Cityt në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube në kuadër të Grupit C. Me atë fitore, Bayerni e kishte regjistruar fitoren më të thellë në histori të Kupës së Botës për Klube.
Por në orën 3 të mëngjesit të së shtunës do ta ketë testin e parë të vështirë, pasi fitorja e thellë në ndeshjen e parë ishte ndaj një skuadre amatore.
Bayerni takohet me Boca Juniorsin.
Boca ishte afër të fitonte po ashtu ndaj Benficas në duelin e parë, por 35 herë kampioni i Argjentinës barazoi 2:2, ndonëse kishte epërsi të dy golave.
Bayerni dhe Boca Juniorsi janë takuar vetëm një herë në vitin 2001. Bayerni e kishte mposhtur skuadrën argjentinase në Kupën Interkontinentale dhe e kishte fituar trofeun e dytë të asaj gare.
Me fitore, Bayerni do ta siguronte kalimin në fazën nokaut.
Në mes të premtes dhe të shtunës nis ndeshja ndërmjet Los Angeles FC dhe Esperance Tunis.
Të shtunën nga ora 18:00, Mamelodi Sundowns luan kundër Dortmundit, ndërsa finalisti i Championsit, Interi, takohet me Urawa Redsin prej orës 21:00.