Gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, ka shkruar për mundësinë që mbrojtësi Albian Hajdari të kalojë nga Zvicra te Kosova.
22-vjeçari ka thënë për KOHËN të martën se i “ka mundësitë si për Zvicrën ashtu edhe për Kosovën, por se është i fokusuar te Hoffenheimi”.
Hajdari ka debutuar te Zvicra A, por vetëm në miqësore. Pasi nuk ka luajtur ndeshje garuese, e ka ende opsionin për ndryshim të përfaqësueses.
“Blick” ka paraqitur situatën e Hajdarit, ndërsa ka shkruar se FFK-ja ka kohë që e kërkon atë. Sipas kësaj gazete “Federata e Futbollit e Zvicrës duhet të shqyrtojë shpejtë nëse dëshiron të parandalojë një largim të tretë brenda një kohe të shkurtër”.
Leon Avdullahu së fundi vendosi për Kosovën në vend të Zvicrës dhe kjo bëri bujë.
Talenti Eman Kospo po ashtu vendosi për Bosnjë-Hercegovinën para Zvicrës.