Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka reaguar të shtunën në rrjetet sociale pas ndeshjes me Rumaninë, që “Dardanët” vendosën ta braktisin pas thirrjes “Serbia, Serbia” nga ana e tifozëve rumunë.
“Kosova është Kosovë”, ka shkruar Berisha në rrjetin social “Instagram”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutat e fundit të ndeshjes, tifozët rumunë nisën thirrje raciste anti-Kosovë.
Kjo bëri që futbollistët dardanë ta braktisin fushën dhe të mos ktheheshin më teksa rezultati ishte 0:0. Gjyqtari pas më shumë se një ore i dha fund ndeshjes, derisa vendimin për ndeshjen pritet ta marrë UEFA.
Berisha ishte startues ndaj Rumanisë dhe tregoi paraqitje solide deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.
