Benfica e ka mposhtur kampionin e Italisë, Napolin, të mërkurën mbrëma në Lisbonë. Ndeshja e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Champions përfundoi 2:0 për skuadrën portugeze.
Richard Rios në minutën e 20-të dhe Leandro Barreiro në minutën e 49-të i shënuan golat për Benfican.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmir Rrahmani e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli.
Benfica e shënoi vetëm fitoren e dytë në Champions. Me gjashtë pikë mbetet jashtë zonës që dërgon në fazën nokaut. Napoli po ashtu nuk është në pozitë të mirë. I ka vetëm shtatë pikë. E pësoi humbjen e tretë.