Asnjëherë në histori të një kupe evropiane nuk ka ndodhur që në finale të luajnë dy skuadra me formë kaq të dobët, ka shkruar BBC të mërkurën mbrëma.
Nga ora 21:00 në “San Mames”, në stadiumin e Athletic Bilbaos, nis finalja e Ligës së Evropës mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit.
Kushdo që triumfon, do të ishte fituesi me renditjen më të dobët ndonjëherë në ligë, që fiton një trofe evropian.
Dhe padyshim se do të jetë skuadra me renditjen më të dobët ndonjëherë që kualifikohet në një kupë evropiane apo në Ligë të Kampionëve.
Asnjëherë nuk ka pasur finale në kupën evropiane, me dy skuadra që nuk kanë përfunduar në top-10 në ligat e tyre.
Man. Unitedi është i 16-ti në Premier League, ndërsa Tottenhami i 17-ti.
Të dyja skuadrat së bashku kanë pësuar 39 disfata në ligë.
Por njëra nga to do të festojë në fund dhe do të kthehet në Ligën e Kampionëve.