Skuadrës së Bayern Muenchenit i është lënduar mbrojtësi i krahut, Sacha Boey. Francezi e ka lënduar gjurin e këmbës së majtë gjatë seancës stërvitore. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të mungojë për disa javë.
“Sacha Boey do të jetë jashtë fushës për disa javë. Mbrojtësi i krahut të djathtë pësoi një lëndim në gjurin e këmbës së majtë në stërvitjen e mbajtur të dielën”, ka shkruar Bayerni të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka kontribuar me një asistim. Pjesë e Bayernit është nga muaji janar. Ai u transferua nga Galatasaray për 30 milionë euro.