Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni kryen detyrën, fiton ndaj Wolfsburgut

Bayern

Bayern Muencheni i ka fituar tre pikët e vlefshme për javën e 18-të të Bundesligës gjermane.

Bayerni të shtunën në shtëpi e mposhti Wolfsburgun me rezultatin 3:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leon Goretzka shënoi për 1:0 në minutën e 20-të.

Mysafirët reaguan shpejtë pasi katër minuta më pas Mohamed Amoura i barazoi shifrat.

Për vendësit golin e dytë e shënoi Michael Olise në minutën e 39-të.

Bayernit iu anulua një gol në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë për shkak të prekjes me dorë të mesfushorit gjerman, Joshua Kimmich.

Për 3:1 shënoi sërish Goretzka në minutën e 62-të.

Amoura e realizoi edhe golin e dytë për mysafirët në minutën e 88-të.

Bayerni mbetet lidë me 45 pikë.

Wolfsburgu ka 27 pikë dhe po lufton për zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.