Mbrojtja e Bayern Munichut është goditur me lëndime para ndeshjes me St. Paulin që zhvillohet të shtunën nga ora 15:30, e që i takon xhiros së 27-të të Bundesligës.
Bavarezët nuk mund të llogarisin në shërbimet e Alphonso Daviesit dhe Dayot Upamecanos, që u lënduan me përfaqësueset e tyre. Bayerni, që luan ndaj Interit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duhet të fitojë të shtunën për t’iu afruar titullit në Gjermani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni është i pari në tabelë me 62 pikë, ndërsa St. Pauli, që po lufton për mbetje në elitë, ka 25 pikë në vendin e 15-të.
Ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany ka dy ndeshje pa fitore në elitën gjermane. Në xhiron e kaluar, para pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, barazoi në udhëtim me Union Berlinin 1:1, derisa më parë u mposht në shtëpi 3:2 nga Bochumi.
Befasia e edicionit aktual, Mainzi, do të udhëtojë te Borussia Dortmundi të dielën, në ndeshjen që luhet nga ora 17:30 dhe e mbyll xhiron në Bundesligë të Gjermanisë.
Dortmundi ka 35 pikë në vendin e 11-të, ndërsa Mainzi është i treti me 45 pikë, aq sa ka edhe Eintracht Frankfurti në vendin e katërt.
“Verdhezinjtë” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve luajnë kundër Barcelonës.