Një gol i Kim Min-jae e vendosi përballjen e gjigantëve të futbollit.
Të martën mbrëma në “Allianz Arena” në Munih, Bayerni fitoi 1:0 ndaj kampionit francez, Paris Saint-Germain. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vlefshëm tri pikë, mbrojtësi i qendrës Kim e shënoi në minutën e 38-të.
Gjërat u bënë më të lehta për bavarezët në minutën e 57-të, kur u përjashtua Ousmane Dembele, njëri prej lojtarëve kryesorë të Parisit. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Bayerni e shënoi fitoren e tretë. Me nëntë pikë renditet në pozitën e 11-të, nga 36 skuadra sa janë në fazën e ligës.
Për Parisin gjërat bëhen dukshëm më të vështira.
Gjiganti francez i ka vetëm katër pikë në pozitën e 26-të. Deri në fund të fazës së ligës Parisi i ka edhe tri ndeshje.