Skuadra e Bayern Munchenit ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Bundesligë.
Bayerni të shtunën pasdite e mposhti Hoffenheimin në udhëtim me rezultatin e thellë 4:0 në kuadër të javës së 34-t.
Michael Olise e realizoi golin e parë në minutën e 33-të. Joshua Kimmich shënoi për 2:0 në minutën e 53-të. Serge Gnabry ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 80-të.
Golin e fundit e shënoi Harry Kane në minutën e 86-të.
Bayerni më 4 maj e siguroi titullin e kampionit në elitën e futbollit gjerman.
Bavarezët e mbyllin edicionin në pozitën e parë me 82 pikë. Bayerni i ka pësuar vetëm dy humbje.
Hoffenheimi pavarësisht humbjes e ka siguruar mbijetesën. Hoffenheimi e përfundon kampionatin në vendin e 15-të me 32 pikë.