Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Baseli mposhtet në ndeshjen e 400-të të Taulant Xhakës

Taulant

Mesfushori Taulant Xhaka të shtunën e ka luajtur ndeshjen jubilare, të 400-të, për Baselin. Por nuk  ishte një ndeshje pozitive për Baseli.

Skuadra e shumë shqiptarëve u mposht nga Zuerichu në derbin e madh të Superligës së Zvicrës. 
Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti startuan te Baseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhaka hyri në lojë në minutën e 75-të për ta regjistruar ndeshjen e 400-të zyrtare me Baselin. 33-vjeçari është prej lojtarëve të rëndësishëm në historinë e kësaj skuadre.

Te Zuerichu ndeshjen e kompletoi Mirlind Kryeziu. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi.

Zuerichu i ka 14 pikë nga gjashtë ndeshje. Baseli ka luajtur shtatë ndeshje, ndërsa i ka 10 pikë.