Barcelona e ka fituar thellë ndeshjen ndaj Sevillas të dielën mbrëma. Në fitoren e thellë 5:1 të Barcelonës nga dy gola shënuan Robert Lewandowski dhe Pablo Torre. Golin tjetër për Barçën e shënoi Pedri. Golin e nderit për Sevillan e shënoi Stanis Idumbo.
Ndeshja Barcelona – Sevilla i takoi javës së dhjetë të La Ligas spanjolle. Me këtë fitore, Barcelona është forcuar në vendin e parë me 27 pikë. Sevilla është në vendin e 13-të me 12 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLewandowski hapi serinë e golave. Golin për 1:0 e shënoi nga penalltia në minutën e 24-t. Katër minuta më vonë Pedri realizoi për 2:0, kurse Lewandowski realizoi edhe golin e dytë personal për 3:0 në minutën e 39-të. Barça tregoi forcën e saj edhe në pjesën e dytë duke shënuar golin e katërt në minutën e 82-të nëpërmjet futbollistit Torre. Idumbo më pas realizoi për Sevillan në minutën e 87-të, por një minutë më vonë Torre realizoi sërish për 5:1.