Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona konfirmon marrëveshjen për kontratën e re të Yamalit

Lamine Yamal

Lamine Yamal pritet të luajë edhe për shumë vjet te Barcelona. Supertalenti 17-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por tashmë është arritur marrëveshja për kontratë të re. Kjo është konfirmuar edhe nga Barcelona.

“Marrëveshja për rinovimin e kontratës së Yamalit tashmë është arritur. Ka mbetur vetëm nënshkrimi”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata pritet të nënshkruhet në verë, pasi Yamali të bëhet 18-vjeçar.

Ai ishte prej më meritorëve që Barcelona fitoi tre trofetë spanjollë këtë edicion.