Barcelona e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligas, pasi të shtunën me rikthim të rezultatit, e mposhti Athletic Bilbaon.
Barça fitoi 2:1 të shtunën mbrëma, falë supergolit të Lamine Yamalit, dhe golit tjetër të shënuar nga Robert Lewandowski.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFituesi i Kampionatit Evropian me Spanjën, Yamal, në minutën e 24-t, e plasoi bukur topin nga distanca për 1:0. Për futbollistin e talentuar ishte goli i parë i këtij edicioni në La Liga.
Për skuadrën baske shifrat i barazoi Oihan Sancet. Mesfushori realizoi nga penalltia.
Por, ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman Hansi Flick, nuk u dorëzua.
Golin e fitores e realizoi sulmuesi polak Lewandowski, i cili gjuajti fuqishëm nga zona për 2:1.
Lewandowski në këtë ndeshje e qëlloi edhe dy herë shtyllën nga pozita të mira për të shënuar.