Futboll

Ballkani prezanton kroatin me përvojë

Ivica Batarelo

Ballkani i Suharekës është përforcuar me një mbrojtës kroat. Bëhet fjalë për Ivica Batarelo. 

Kroati 27-vjeçar së fundi luajti për NK Rudeshin, ndërsa në Kroaci ka bërë karrierë ndër të tjera te Shibeniku dhe ekipi dytë i Hajdukut të Kroacisë.

Ka luajtur edhe për Zrinjski Mostar e GOSK Gabela të Bosnjë- Hercegovinës dhe NK Kroshko të Sllovenisë. “Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e radhës në skuadër, Ivica Batarelo, mbrojtës qendror nga Kroacia, me një karrierë të ndërtuar në disa klube të njohura të rajonit. Batarelo është produkt i akademisë së HNK Hajduk Split. 

Me përvojën e tij dhe mentalitetin garues, Batarelo pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në mbrojtjen e FC Ballkanit për sezonin e ri”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Në të kaluarën ka qenë pjesë e Kroacisë U20 dhe U19.