Futboll

Ballkani kampion me grupmoshën e 21-vjeçarëve

ballkani

Pas fitores 3:2 të mërkurën ndaj Prishtinës, Ballkani i Suharekës, është shpallur kampion i Superligës U21 të Kosovës në futboll. 

Ballkani është në vendin e parë me 60 pikë. Ekipi i 21-vjeçarëve të Dritës është në vendin e dytë me 49 pikë. 

“Përgëzime dhe komplimente të gjithë lojtarëve, stafit teknik dhe krejt akterëve të klubit për punën e madhe, vetëmohuese dhe të shkëlqyeshme. E ardhmja e FC Ballkanit është në duar të sigurta, aferim”, shkruan në postimin e klubit Ballkani.

Edicionin e kaluar kampione e Superligës U21, ishte Prishtina.