Pas disfatës nga Dinamo City 4:1 të martën, Ballkani e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës maqedonase, Rabotniqki.
Tri herë kampioni i Kosovës fitoi 2:0 të premten në ndeshjen e zhvilluar në Ohër.
Golat për skuadrën suharekase i shënuan Albert Diene dhe Bleart Tolaj.
“Kjo fitore është dëshmi e punës së palodhshme që po bën ekipi në këtë fazë përgatitore dhe një nxitje e fortë për ndeshjet e ardhshme që na presin”, ka shkruar në Facebook skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehu.
Ballkani në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë me fituesin e duelit Floriana – Haverfordëest.