Donis Avdijaj është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën e Austrisë. Sulmuesi i Harbergut shënoi një gol në fitoren 3:0 ndaj Rapid Vjenës, ndërsa u vlerësua edhe për paraqitjen e mirë në kuadër të xhiros së 32-të.
Ai mori 53 për qind të votave në votimin e hapur nga sajti i njohur austriak “Laola”. Pas vetes la futbollistin e Sturm Grazit, Gregory Wuthrich.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 25 ndeshje në Bundesligën austriake, Avdijaj ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë.
Hartbergu ka siguruar vendin e katërt me 28 pikë, pozitë që siguron kualifikimet e Ligës së Evropës. Avdijaj është prej lojtarëve potencial për t’u kthyer te Kosova për grumbullimin e qershorit.