Atletico Madridi ka avancuar në 1/16 e finales së Kupës së Mbretit në Spanjë, pas fitores së arritur në minutat e fundit.
Atletico të enjten mbrëma fitoi 3:1 në udhëtim te Cacereno, skuadra e kategorisë së katërt e futbollit spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlvaro Merencio shënoi pas gjysmë ore lojë për vendësit, për 1:0.
Clement Lenglet e nisi serinë e golave për mysafirët në minutën e 83-të.
Dy minuta më pas, nga loja me kartonin e dytë të verdhë te vendësit u përjashtua Jaime Sancho.
Kjo u shfrytëzua nga mysafirët që shënuan me Rodrigo de Paulin dhe Julian Alvarezin, në minutën e dytë e të pestë të kohës shtesë.