Atletico Madridi e ka shansin që ta ruajë pozitën e katërt në rast se fiton ndaj Athletic Bilbaos të shtunën.
Atletico – Bilbao luhet nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 33-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletico ka 61 pikë në vendin e katërt, tri më shumë se Bilbao i vendit të pestë.
Skuadra e Bilbaos është fituese e Kupës së Mbretit në edicionin aktual, dhe në formë të mirë për të zënë vend në Champions në edicionin tjetër.
Atletico u eliminua në Champions nga Dortmundi në edicionin aktual, me skuadrën gjermane që avancoi në gjysmëfinale.
Më pas u turpërua 2:0 nga Alavesi në vikendin e kaluar.
Bilbao po e synon rikthimin në garën më të fortë kontinentale për klube për herë të parë që prej vitit 2014.
Ndeshjen e parë të këtij edicioni mes vete, Athletic Bilbao e kishte fituar me rezultatin 3:0.
Barcelona e mbyll këtë xhiro me ndeshjen e fortë kundër Valencias, të hënën në orën 21:00.
Barcelona është e dyta me 70 pikë, dy më shumë se Girona e vendit të tretë.
Girona luan në udhëtim te Las Palmas të shtunën në orën 14:00.