Pas disfatës që e pësoi në mesjavë në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi, Atalanta shpreson që në Serie A të vazhdojë me fitore e ta ruajë pozitën e parë në tabelë.
Pas 15 xhirove, Atalanta udhëheq me 34 pikë. Dy pikë më pak ka skuadra e Napolit që është në pozitën e dytë. Me një ndeshje më pak të luajtur e me nga 31 pikë në vendin e tretë e të katërt janë Interi dhe Fiorentina. Edhe Lazio ka 31 pikë, por ka 15 ndeshje të zhvilluara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, dhe skuadra e tij Atalanta, të shtunën nga ora 15:00 luajnë në udhëtim te Cagliari.
Të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të luan edhe Napoli me Udinesen. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00.
Amir Rrahmani me Napolin në dy ndeshjet e fundit në Kupë e në ligë pësuan disfatë nga Lazio.
Të shtunën nga ora 20:45 luhet edhe ndeshja Juventus – Venezia.
Të dielën luhen edhe pesë ndeshje të tjera. Nga ora 12:30 përballen Lecce me Monzan.
Dy ndeshje të tjera që fillojnë nga ora 15:00 janë Bologna – Fiorentina dhe Parma – Verona.
Como – Roma takohen nga ora 18:00, ndërsa ndeshja e fundit e fundjavës luhet të dielën ndërmjet Milanit dhe Genoas, që fillon nga ora 20:45.
Kryendeshja e xhiros së 16-të mbyllet të hënën me derbin Lazio – Inter, që nis nga ora 20:45.