Atalanta ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te kampioni në fuqi i Italisë, Napoli.
Të shtunën në ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës së futbollit italian, Atalanta fitoi me rezultatin 2:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy gola mysafirët i shënuan në pjesën e parë, ndërsa një tjetër në të dytën.
Aleksey Miranchuk në minutën e 26-të dhe Gianluca Scamacca në minutën e 45-të, ishin shënuesit e golave në pjesëlojën e parë.
Holandezi Teun Koopmeiners e vendosi rezultatin final të ndeshjes në minutën e 88-të.
Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli, ndërsa Berat Gjimshiti u inkuadrua nga minuta e 67-të tek Atalanta.
Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me 50 pikë, por i afrohet top-katërshes në tabelë.
Napoli ndërkohë me pesë pikë më pak, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin tjetër.