Sulmuesi Fisnik Asllani ka realizuar gol për skuadrën e Hoffenheimit në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Darmstadtit. Hoffenheimi të shtunën fitoi 5:1.
Asllani e shënoi golin e parë në minutën e nëntë. Ai realizoi gol edhe miqësoren e kaluar ndaj 08 Homburgut.
Te Hoffenheimi nga minuta e parë u paraqit edhe mesfushori me tipare defensive, Leon Avdullahu.
Ditë më parë, Reprezentuesi i Kosovës, e vazhdoi kontratën me klubin gjerman deri në verën e vitit 2029.
Futbollisti i talentuar edicionin e kaluar shkëlqeu në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Ai ishte i huazuar tek Elversbergu. E mbylli edicionin me 18 gola e nëntë asistime.
22-vjeçari Asllani me Kosovën ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe ka realizuar një gol.
VIDEO:
🇽🇰🇩🇪 Fisnik Asllani with his first of hopefully many goals for @tsghoffenheim, against @sv98 in a friendly! pic.twitter.com/FGOClaB4H7
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) July 26, 2025