Mesfushori me tipare defensive, Kristjan Asllani, mund të largohet nga skuadra e Interit, por jo edhe nga kampionati italian i futbollit.
Edhe pse Asllani ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2028, “nerazzurrët” mund ta shesin Reprezentuesin e Shqipërisë këtë verë.
“Football Italia” ka raportuar të shtunën se Asllani ka marrë ofertë nga skuadra e La Ligas, Real Betis, por ai nuk e sheh të ardhmen në Spanjë.
Mësohet se Asllani preferon që të qëndrojë edhe më gjatë në Serie A.
Bologna dhe Fiorentina janë prej skuadrave italiane që e dëshirojnë transferimin e Asllanit.
Ai iu bashkua Interit në vitin 2023 nga Empoli për 15 milionë euro. 23-vjeçari Asllani është zhvilluar si futbollist tek Empoli.
Në edicionin e kaluar, Asllani i zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat. Kontribuoi me tri gola dhe tri asistime.