Mesfushori Kristjan Asllani, edhe pse ka startuar në tri ndeshjet e fundit kampionale tek Interi, nuk pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e “Championsit”.
Interi të mërkurën nga ora 21:00 do të përballet me Spartën e Pragës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se në vend të Asllanit do të startojë ish-mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nuk u bind nga paraqitjet e Asllanit në ndeshjet ndaj Bolognas dhe Empolit.
Me Zielinskin në mesfushë do të startojnë edhe Henrikh Mkhitaryan dhe Nicolo Barella.
Ndërsa turku Hakan Çalhanoglu do të mungojë për shkak të lëndimit.
22-vjeçari Asllani në 18 ndeshjet e luajtura deri më tani këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.