Pas paraqitjeve të mira këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në verën e vitit të ardhshëm mund të bëhet me klub të ri.
Për Asllanin ka shprehur interesim Borussia Monchengladbachu. Kështu ka shkruar të martën “GladbachLive”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari Asllani në 15 ndeshje të luajtura për Elversbergun ka realizuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime.
Reprezentuesi i Kosovës është i huazuar tek Elversbergu deri në përfundim të këtij edicioni nga skuadra e Hoffenheimit.
Me Hoffenheimin, Asllani ka kontratë deri në vitin 2026.
Asllani si futbollist është zhvilluar te të rinjtë e Union Berlinit.